MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 6

Bylis mbetet perfekt, Korabi ndjek nga pas

23.10.2021 - 16:00

Bylisi mbetet perfekt në Kategorinë e Parë, duke fituar edhe ndeshjen e gjashtë në po kaq javë. Ballshiotët mposhtën në transfertë Burrelin, në një sfidë me rivalitet, por që miqtë u treguan racionalë.

Në vendin e dytë është Korabi, që sot fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Turbinës. Dibranët lënë pas humbjen me Bylisin në transfertë dhe po luftojnë fort, të paktën për vendin e dytë.

Spikatën fitoret bindëse të Lushnjës dhe Ezerenit në shtëpi, ndërsa tri pikë me vlerë mori edhe Apoloni, edhe pse shënoi vetëm njëherë ndaj Butrintit.

REZULTATET

Apolonia-Butrinti 1-0

Omeri 54′ (pen)

Burreli-Bylis 0-1

De Oliviera 74′ 

Erzeni-Pogradeci 4-0

Raboshta 14′ , Ymeri 30′ , Hidi 64′ , Xhabrahimi 67′ 

Korabi-Turbina 2-1

Raza 48′ , Marku 70′ / Hasaj 73′ 

Lushnja-Besëlidhja 3-0

Lajthia 14′ , 64′ , Zani 62′ 

Maliqi-Tërbuni 1-1

Qeleshi 59′ / Peqini 92’

Shkumbini-Tomori 0-5

Oshafi 4′ , Pepa 42′ , Vokrri 60′ , 75′ Myzeqari (aut.) 

Vora-Besa 0-1

88′ Muçaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN