MENU
klinika

Në spital prej ditësh

Chiara Ferragni tregon si është gjendja shëndetësore e së bijës

28.10.2021 - 11:24

Chiara Ferragni dhe Fedez ndodhen prej ditësh në spital pasi shëndeti i së voglës së tyre u përkeqësua nga një grip.

Këtë lajm e ka dhënë vetë çifti, përmes postimeve në Instagram. Ata nuk ngurrojnë që herë pas here të informojnë ndjekësit në lidhje me shëndetin e Vittoria-s, e cila dita-ditës po bëhet më mirë.

“Një foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni. Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është e frikshme. Kur ndodhin të tilla gjëra kupton se shëndeti është luks. Mos e harroni”, u shpreh Ferragni.

Kujtojmë se para disa ditësh, me rastin e ditëlindjes së Fedez, Chiara zgjodhi ca foto të tjera nga momentet e tyre më të veçanta. për t’i uruar ditën e shënuar gjysmës së saj.

Krahas postimit, blogerja shkroi fjalët më të bukura që kishte zgjedhur për të uruar Fedez:

“Ditëlindjen më të lumtur gjysmës time të çmendur: djalit që ndryshoi çdo perspektivë dhe më bëri të bie çmendurisht në dashuri. Djalit që më bëri nënë dhe krijoi familjen më të bukur me mua. Djalit që më bën të lumtur çdo ditë, që ndan të njëjtat vlera me mua dhe më bën të qesh më shumë se kushdo tjetër. Do të të zgjidhja edhe një milion herë të tjera. Të dua. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime.”- shkroi ajo

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leo do të ketë një motër ose vëlla

Chiara Ferragni dhe Fedez, prindër për herë të dytë