MENU
klinika

Kualifikueset e Katar 2022

Danimarka kualifikohet në Botëror me një rekord

13.10.2021 - 11:17

Pas Gjermanisë, Danimarka u bë kombëtarja e dytë evropiane që arrin Kupën e Botës 2022, pas fitore 1-0 në shtëpi ndaj Austrisë. Ky sukses e la atë në krye të grupit F, me epërsi prej shtatë pikësh ndaj Skocisë së vendit të dytë.

Goli i Joakim Maehle në minutën e 53-të i ndihmoi ata për fitoren e tetë radhazi kualifikuese në po kaq ndeshje. Danimarka dhe Gjermania iu bashkuan Katarit, i cili e ka fituar “biletën” automatikisht si vendi pritës.

Vetëm fituesit e grupeve nga kualifikimet evropiane përparojnë drejtpërdrejt, ndërsa ato të dytat shkojnë në “play-off”. Danimarka ka shënuar 27 gola dhe nuk ka pësuar asnjë deri më tani në këto kualifikuese, me një futboll mbresëlënës.

Pas skenave të gëzueshme, teksa danezët festuan me njëri-tjetrin pas vërshëllimës finale, kapiteni Simon Kjaer theksoi se tani duan të bëjnë po kaq mirë edhe në fazën finale të Botërorit, në Katar:

“Ne krijuam një ekip me mentalitet fituesi, çka rezultoi tepër e shëndetshme sportivisht. Kemi qenë të etur për t’u përmirësuar gjatë gjithë kohës. Ne ndajmë më të mirën me njëri-tjetrin dhe shtojmë secili cilësitë që kemi. Kemi bërë një rrugë të gjatë tashmë, por jemi bërë më të uritur”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kualifikueset e Botërorit 2022

Nuk ka mrekulli, Polonia mposht Shqipërinë