MENU
klinika

Formula 1

Debuton këtë vit, në garën e Arabisë Saudite me kod veshje

20.10.2021 - 17:22

Këtë sezon do të debutojë në kalendarin e Formula 1 gara e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, që do të zhvillohet në pistën qytetase të Jedda. Por pa nisur mirë gara kanë nisur polemikat e para.

Organizatorët e garës u kanë dërguar të gjitha skuadrave pjesëmarrëse një manual të kodit të veshjes që të gjithë duhet të përdorin gjatë asaj fundjave. Një kod veshje që do të zbatohet si nga meshkujt, ashtu dhe nga femrat.

Nuk do të lejohen pantallonet e shkurtra apo të grisura, veshja me bikini, fundet e shkurtra apo fustanet e hapura. Fustanet duhet të jenë poshtë gjurit dhe veshja e meshkujve normale: Pantallona, bluzë apo këmishë.

Jo të gjithëve u ka pëlqyer ky urdhër që ka ardhur nga Arabia Saudite. Piloti britanik Leëis Hamilton është një nga personat më ekstravagantë në veshje, që këtë herë duhet të zbatojë normat e kodit të etikës.