MENU
klinika

Po te finalja e Conference League?

Dënimi i FIFA-s, sa ndikon te Kombëtarja dhe FSHF

22.10.2021 - 21:59

FIFA, ashtu sic pati lajmëruar se do të tregohej e ashpër me Shqipërinë për ngjarjet që ndodhen në ndeshjen ndaj Polonisë, e vërtetoi sot me vendimin për të gjobitur me 150 mijë franga dhe dënuar një ndeshje pa tifozë.

Po sa ndikojnë këto masa për Kombëtaren dhe FSHF-në? Për Kombëtaren dhe tifozët e saj ka ndikim minimal. Praktikisht, Shqipëria nuk do të luajë me tifozë me Andorrën, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit, më 15 nëntor.

Duke qenë se kuqezinjtë thuajse janë jashtë pretendimeve për Botërorin 2022, ndeshja e fundit nuk është se do të jetë në fokusin e tifozëve, që maksimumi do ishin 2 mijë të tillë, kryesisht TKZ-ja.

Gjoba ndikon disi për arkat e FSHF-së, kur dihet se kemi një federatë të vogël, me buxhet të vogël. Ndërsa sa i takon finales për Conference League që do të zhvillohet në Tiranë vitin e ardhshëm në “Air Albania”, sërish ky dënim nuk ka shumë impakt.

Së pari, marrëdhëniet mes UEFA-s dhe FIFA-s nuk janë të mira kohët e fundit. E dyta, UEFA do ta monitorojë në vijëmësi ndeshjet në stadiumin tonë. Vetëm nëse ka përsëritje të mungesës së sigurisë, atëherë do t’i hiqej e drejta Tiranës. Gjasa që ka shumë pak mundësi të ndodhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN