MENU
klinika

Premton një tatuazh me logon e klubit

Donnarumma afron paqe me tifozët e Milanit

12.10.2021 - 13:17

“Vërshëllimat në ‘San Siro’? Më vjen keq, por është normale. Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit. Tetë vjet nuk harrohen lehtë”.

Gigi Donnarumma kthehet për të folur pas kontestimeve publike që mori në Milano, gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Francës. Për mikrofonat e “Le Iene”, numri një axurr sqaron:

“Unë gjithmonë do t’i dua tifozët e Milanit, gjithmonë do të jem me zemër kuqezi”. Mbi pyetjen e korrespondentit të programit të njohur të “Italia Uno”, portieri i PSG flet edhe për ambientimin e tij në Francë: “Po marr mësime për të mësuar gjuhën. Si po shkoj? Po mësoj ngadalë”.

Për ndeshjen Itali-Francë dhe si u prit nga tifozët, ai shtoi: “Kemi pak zhgënjim për atë që ndodhi. Kam kaluar tetë vite në Milano dhe është gjithmonë emocion të kthehem aty”.

Gjatë intervistës, Donnarumma tregoi tatuazhin në parakrahun e tij me kupën evropiane, datën 11 korrik 2021 dhe flamurin trengjyrësh, që simbolizon triumfin e kësaj vere. Në marrëveshje me korrespondentin e “Le Iene”, portieri axurr zbuloi se kishte edhe një tatuazh të aplikuar me stemën e Milanit: “Unë gjithmonë do t’i kem në zemër kuqezinjtë”.

Gazetari i “Mediaset” përpiqet të rrëmbejë nga portieri italian premtimin për ta kthyer atë në një tatuazh të përhershëm. “Të shohim, të shohim… do të ishte mirë”, – ishte përgjigjja e Donnarumma.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN