MENU
klinika

Starti në 3899 metër

Gara e veçantë e skive, nis në Zvicër dhe mbaron në Itali

11.10.2021 - 18:46

Për herë të parë në historinë e garave të Kupës së Botës në ski do të zhvillohet një garë e cila do të nisë në një shtet dhe përfundojë në një shtet tjetër. Bëhet fjalë për një garë të disiplinës të zbritjes së lirë, e cila do të nisë në Zvicër dhe përfundojë në Itali.

Kjo garë do të nisë në lartësinë 3899, në një zonë zvicerane të guajtur Gobba di Rollin. Ndërkohë që, finishi i saj do të jetë në lartësinë 2814 metra, në zonën italiane të quajtur Laghi Cime Bianchi. Pra, gjatësia e pistës do të jetë diçka më shumë se 1000 metra.

Kjo garë do të zhvillohet në zonën e njohur të skive në Cervino, ku zakonisht zhvillojnë stërvitje skiatorët, por këtë herë është bërë e mundur kombinimi i pistave. Për të realizuar këtë garë, që do të zhvillohet për herë të parë vitin tjetër, janë angazhuar federatat e të dyja vendeve.