MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit

Gjermania përmbys Rumaninë, “pickon” Holanda

08.10.2021 - 22:44

Gjermania, ndryshe nga ndeshjet e tjera nën drejtimin e Hansi Flick, ka vuajtur sonte përballë Rumanisë, por në fund vlen fitorja 2-1, një sukses që erdhi me përmbysje. Me këtë fitore pancerat blindojnë vendin e parë në grup.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin surprizë 0-1, teksa ai që ka gjetur golin është një emër i njohur në Rumani dhe biri i legjendës së madhe George Hagi, duke gjunjëzuar Rudiger, kampionin e Europës me Chelsea, duke ia kaluar topin mes këmbëve dhe shënuar më pas…

Më herët, arbitri turk Cakir kishte vërshëllyer penallti, por, ndryshe nga Milan-Atletico, këtë herë shkoi në VAR personalisht dhe ktheu vendimin duke anuluar 11-të metërshin.

Gjermania përmbysi gjithcka në pjesën e dytë. Gnabry gjeti golin e barazimit në 52’, ndërsa Thomas Muller shënoi golin e fitores në 81’. Më pas administrim perfekt i rezultatit. Flick njeh vetëm fitore.

Holanda fitoi vetëm 1-0 në Letoni. Golin e suksesit e realizoi Klaassen në minutën e 19-të. Gjithsesi, këto tri pikë e mbajnë Holandën në vendin e parë. Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate:

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN