MENU
klinika

Ish-futbollisti i Schalke 04

Inskenoi vdekjen e vet, mund të dënohet 10 vjet

20.10.2021 - 17:17

Një histori e denjë për një film thriller. Një aksident rrugor shkaktoi vdekjen e tij në 2016-ën. Të paktën kështu dukej. Katër vite më pas, Hiannick Kamba është më i gjallë se kurrë.

Ish-futbollisti i Schalke-s është akuzuar se ka inskenuar vdekjen e tij për të marrë shumën e sigurimit të jetës me vlerë 200 mijë euro. Siç ka bërë të ditur The Sun, ish-futbollisti kongolez rrezikon 10 vite burg nëse do të shpallet fajtor për simulimin e vdekjes së tij për të marrë shpërblimin milioner që më pas është përfituar nga gruaja e tij.

Në Gjermani, më saktësisht në gjykatën e Esen, ka nisur gjyqi ndaj ish- futbollistit dhe gruas së tij që tani rrezikojnë të dy të përfundojnë në burg. Në janarin e 2016-ës, Kamba ka shkuar në Kinshasa, kryeqyteti i Kongos, por pak më vonë ka ardhur lajmi për vdekjen e tij pas një aksidenti rrugor.

I qarë për 4 vite, ish-lojtari është rishfaqur papritur në Gjermani në majin e 2020-ës, duke punuar si teknik kimik për një kompani ku kishte punuar më parë në 2013-ën.

Në atë kohë, ai ka thënë se ishte marrë peng nga disa të panjohur për shumë kohë dhe se nuk donte t’ia dinte për faktin se gruaja e tij Christina kishte marrë paratë e sigurimit. Tani, hetimi dhe gjyqi që mund të çojë te dënimi i çiftit deri në 10 vite për mashtrim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN