MENU
klinika

Sa romantik!

Justin Bieber bën gjestin e veçantë ndaj Hailey-t

12.10.2021 - 10:36

Justin Bieber gjithmonë na është shfaqur si djalë romantik. Ai nuk ngurron ta shprehë haptaz dashurinë ndaj bashkëshortes së tij, modeles Hailey Bieber.

Të premten Justin publikoi disa këngë në të gjitha platformat muzikore dhe njëra prej tyre mban titullin “Hailey”. Këto këngë janë bonus nga albumi i tij i fundit, super i suksesshëm, ‘Justice’.

Fjalët e këngës janë kështu:

“Pata një ëndërr, isha jashtë realitetit
Duke u mbajtur pas qiellit, por dëgjova zërin tënd dhe parandalova rrëzimin,
Do të ketë ditë e netë ku yjet s’do ndriçojnë e as dielli nuk do ndalojë shiun
Pra shtrihu pranë meje dhe lëre gjithçka të rrjedh, pasi e vetmja gjë që di është

Kjo jetë është e çmendur por më udhëzoi drejt dashurisë tënde.
Nqs më mendon përgjithmonë do të jem, pavarësisht çdo gjëje
E vetmja gjë që jam i sigurt është se ne do të jemi diamante kur ditët tona të arta të kenë mbaruar”

Kujtojmë se Justin Bieber ka detajuar planet e tij për të krijuar një familje me gruan Hailey ,në dokumentarin e tij Amazon Prime Justin Bieber: Our World.

Ylli kanadez i popit, 27 vjeç, foli për planet e prindërimit me bashkëshorten e tij, 24 vjeç, në një vrojtim të dokumentit, teksa bisedonte me gruan e tij prej tre vitesh për të ardhmen.

Këngëtari tha se do të vazhdojë të vendosë synime dhe të argëtohet duke i bërë ato, sigurisht duke vendosur familjen në në radhë të parë dhe me shpresën se do të bëjnë një beb.

Bieber pyeti gruan e tij: ‘Në fund të vitit 2021, si thua sikur të fillojmë?’

Hailey u përgjigj pozitivisht.