MENU
klinika

Program për sportistët

KOKSH, takim me afganët për integrimin edhe në sport

04.10.2021 - 11:36

Mes refugjatëve afganë që kanë mbërritur dhe janë strehuar në vendin tonë ka edhe mjaft sportistë, që nuk do të lihen pas dore. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka në fokusin e tij organizimin e një aktiviteti sportiv, që do të përfshijë sportistët afganë, në integrimin e tyre në komunitet.

Ky ka qenë qëllimi i një takimi që presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, pati me sekretaren e Komitetit Olimpik të Afganistanit, e cila ndodhet në vendin tonë si refugjate, bashkë me mjaft sportistë afganë.

Palët ranë dakord për zhvillimin e këtyre eventeve sportive në disiplina të ndryshme si boks, çiklizëm, not etj. Së shpejti do të hartohet një program, në mënyrë që të gjithë që kanë dëshirë të merren me sport, mund ta ushtrojnë pa problem.