MENU
klinika

Ermir Lenjani

“Kombëtarja ka kualitete për të mundur Hungarinë”

05.10.2021 - 13:51

Ermir Lenjani ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë kundër Hungarisë, e vlefshme për kualifikueset “Qatar 2022”.

Mbrojtësi i njohur u shpreh se kuqezinjtë kanë shanse për t’u kualifikuar, tregoi se atmosferën në grup si dhe theksoi se nuk është primare për të nëse është titullar ose jo. Në fjalën e tij para gazetarëve, Lenjani deklaroi se mungesa e tifozëve në Hungari është një asist për ta.

“Jam gati për këto dy ndeshje që do të vijnë. Jam mirë fizikisht, kam pasur një lëndim të vogël. Tani jam shumë mirë.

Atmosfera në grup? Këtu ndihemi shumë mirë, të lumtur. Tani mendoj për ndeshjen me Hungarinë. Është shumë e rëndësishme për ne. Duhet të fokusohemi më shumë të vetja, të forcat tona. Të shohim se si do të ecë loja.

Formacioni? Nuk e di nëse do të jem në fushë. E di trajneri. Të shohim në stërvitje se çfarë do të vendosë ai.

Migjen Basha? Migjeni ka bërë një karrierë shumë të mirë në Europë. Në Kombëtare ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. I uroj gjithë të mirat.

Shanset me Hungarinë? Mendoj së pari të fokusohemi te kjo ndeshje. E dimë të gjithë që kemi kualitetet e larta. Të fokusohemi më shumë te ne për të dhënë ato kualitete që kemi, të fitojmë lojën.

ermir lenjani

Tifozët e munguar në Hungari? Sigurisht e dimë që Hungaria gjithmonë i ka tifozët e flaktë. Stadiumi është i mbushur. Është shumë mirë për ne. Siç thashë, të fokusohemi më shumë në kualitetet tona për të arritur qëllimin.

Progresi i Shqipërisë? Unë mendoj që tani kemi shumë lojtarë me kualitet, që luajnë në Europë në shumë klube të mira, në top liga. Futbollistët tanë luajnë dhe në Champions League. Në këtë kohë me Shqipërinë, jemi shumë të fortë.

Goli i parë me Kombëtaren? Nuk mendoj shumë nëse do të shënoj ose jo, por dua të jap gjithçka. Trajneri ka besim te unë dhe inshallah kemi suksese”, – përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja sqaron çështjen e Xhakës

“Kënaqem me 4 pikë në dy sfidat e tetorit”