MENU
klinika

Ish-mesfushori i Kombëtares

Migjen Basha “var këpucët në gozhdë”

04.10.2021 - 17:49

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, tërhiqet nga futbolli i luajtur. 34-vjeçari me anë të një videoje të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e largimit…

“Ka ardhur koha për ta kthyer faqen. Unë arrita të jetoj ëndrrën time të fëmijërisë falë pasionit që më shoqëroi gjatë gjithë këtij udhëtimi, që filloi në Zvicër dhe më çoi në Itali, Greqi, Australi dhe përsëri në atë katrorë.

Gjatë rrugës, me shumë dashuri dhe krenari mbrova edhe ngjyrat e vendit tim. Dua të falënderoj këtu të gjithë ata njerëz që më mirëpritën me krahë hapur dhe më ndihmuan të ndihem rehat

Inkurajimi nga familja ime, miqtë, mbështetësit, shokët e skuadrës, anëtarët e stafit dhe madje edhe kundërshtarët! Të gjithë ata disi më dhanë forcën për të luftuar në çdo top. Faleminderit të gjithëve për atë që më keni dhënë gjatë rrugës. Është koha për t’i thënë lamtumirë karrierës sime!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN