MENU
klinika

Fjalë prej poeti...

Krijonjësi i vërtetë i shërben Kombit, si Lasgushi!

27.10.2021 - 13:22

        Letrat shqipe morën një tjetër ngjyrim, prej gjuhës së perëndishme… Poeti i lirikës dhe elegjisë, i një vargu prej dallge që hidhej furishëm brenda shpirtit të artistit e vetë universit… Mandej, prej aty… shpërthenin mijëra yje fjalësh të pathëna…

Poradeci është piktori më besnik i unit njerëzor në nivelet më të larta humane./Konica.al

Krijimtaria e tij letrare, natyrisht e shënjestruar nga regjimi, nuk u deformua as ndikua. Poeti ka lënë pas gjithashtu, shumë këshilla dhe sugjerime të bindjes së tij artistike – një qëllim ky thellësisht autentik e i pastër në qashtërsi./Konica.al

Në letrën drejtuar drejtorit të zyrës së shtypit, Mihal Sherko, më 1931, poeti shprehet:

Të Nd. Zotit Prof M. Sherko

Drejtor i “Zyrës së Shtypit”

Tiranë (Albania)

Graz, 11.10.1931

I nderuar Zoti Sherko,

Nuk munda t’Ju dërgoj nga Bàri poezinë e premtuar, me qënë që pó ditën e daljes nga vapori hymë në tren për këtej. Poezia është një variantë e fundit e “Valles së Luleve”, së shtypur për herën e parë në “Shqipëria e re” sot e nj’a tetë vjet përpara.

Arti, ay i VËRTETI, është i RËNDË; sepse art i VËRTETË domethënë ay që del nga fundi i shpirtit t’onë me një sulm të FUQISHMË, – për t’u mveshur me roben e bukur artistike, po plot FUQI dhe kjo, të krijonjësit, domethënë me formën e VETËME të tij, e cila as ka qënë, as do të jetë, po vetëm NJË herë: vetëm NË MOMENTIN e krijimit të VËRTETË artistik realizohet, – dhe për t’u lënë trashëgim kultural, ashtu i, FUQISHMË, – i BUKUR dhe i VETËM siç është brezave të arthme të kombësisë dhe të njerëzimit.

Për KËTË art, i dashur mik Zoti Sherko, mundohem unë t’i drejtoj sa më afër hapat e mija: është 1 ideal, i vlefshëm për çdo mundim.

Prandaj s’turpërohem dyke shkruar “varianta”. Varianta, në kuptimin banal të saj, është – ç’më shumë se sa 1 banalitet? Varianta në kuptimin e rëndë të artit të vërtetë, është 1 MUNDIM i MATH PËR MË MIRË. – Pritni, Ju lutem nderimet e mija nga zemra.

Lasgush Poradeci

P.S.

Ç’bëtë me çështjen shkollore të t’im nipi? Me nder të math lutem të kini mirësinë të m’i dërgoni bursat e muajve Shtator, Tetor ect 1931

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i veçatë i gruas që i shërbeu 20 vjet poetit

“Gjyqet” e Lasgush Poradecit me të shoqen për dashuritë e huaja

Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’