MENU
klinika

Ligue 1, Java 9

Messi-Neymar-Mbappe në fushë, PSG pëson humbjen e parë

03.10.2021 - 14:53

PSG ishte me gjithë yjet e vet në fushë, por ndryshe nga ndeshja me Manchester City në Champions apo 8 javët në kampionat, sot u mposht 2-0 në transfertë nga Rennes.

Interesant fakti që golat u shënuan në 45’ dhe 46’, në minutën e fundit të pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës. Ndonëse kishte shumë lojë dhe mundësi për të shmangur humbjen, yjet e PSG shumë pak shfaqën nga potenciali i tyre.

Messi luajti për 90 minuta të plota, Neymar u zëvendësua në minutën e 76-të nga Icardi, ndërsa Mbappe mori karton të verdhë në 86’. Ishte humbja e parë në 9 javë kampionat për PSG, që gjithsesi, mban vendin e parë në renditje.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak