MENU
klinika

Serie A, Java 10

Napoli rikthehet te suksesi dhe në krye

28.10.2021 - 22:51

Napoli vazhdon serinë e fitoreve duke mposhtur mbrëmjen e sotme Bolognan me rezultatin e pastër 3-0. Barazimi me Romën nuk ka ndikuar aspak te skuadra e Spallettit, e cila ka dominuar Bolognan në çdo aspekt.

Fillimisht ishte mesfushori Fabian Ruiz që kaloi në avantazh napoletanët me një supergol nga distanca, ndërsa kapiteni Insigne vulosi rezultatin me dygolëshin e shënuar. Sulmuesi shtatshkurtër u tregua i saktë nga pika e penalltisë duke shënuar plot dy herë.

Edhe pse pa Spallettin në stol, napoletanët rimarrin kreun e Serisë A duke shkuar në kuotën e 28 pikëve, po aq sa Milani, por golavarazhi bën diferencën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN