MENU
klinika

Mungoi ndaj Polonisë

Nuk ishte i dëmtuar, edhe Balliu rezultoi pozitiv

14.10.2021 - 19:44

Në ndeshjen e fundit nuk ishte as në stol për Kombëtaren shqiptare, ndërsa zv.trajneri Ervin Bulku deklaroi pak para sfidës me Polonisë se Ivan Balliu është i dëmtuar. Por e vërtëta duket se është krejt tjetër.

Mbrojtësi kuqezi është i infektuar. Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediat spanjolle, të cilat shpjegojnë në këtë mënyrë mungesën e tij në ndeshjen e të martës kundër Polonisë.

Balliu luajti disa minuta ndaj Hungarisë ndërsa për çudi, në ndeshjen ndaj Polonisë ku padyshim do të duhej ndihma e tij qoftë edhe si alternativë në stol, ai nuk figuronte në protokoll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN