MENU
klinika

Stilistja rrëfen arsyen

Pse Victoria dhe David visheshin njësoj në fillimet e lidhjes?

15.10.2021 - 11:09

David dhe Victoria Beckham janë një ndër çiftet më klas, daljet publike të së cilëve komentohen përherë në media.

Ajo që merr më shumë vëmendjen e të gjithëve është stili i tyre përherë i kuruar deri në detaje, që influencon shumë të rinj në gjithë botën. Së fundmi, Victoria ka zbuluar gjatë interviste në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon arsyen pse ajo dhe David vishnin shumë rroba të njëjta në fillimet e lidhjes së tyre.

“Thjesht dukej si një ide vërtet e mirë në atë kohë. Kështu ishte me të vërtetë”. Mendoj se kishte një naivitet atëherë, ne nuk dinim shumë për modën. Ne thjesht po argëtoheshim. Ishim të paditur rreth modës. Ne thjesht po argëtoheshim dhe që të jem e sinqertë, kështu duhet të jetë. Unë në të vërtetë do të doja të kisha guximin ta bëja më shumë tani”, tha ajo.

Më herët, Victoria ka treguar se ushqimi i saj i preferuar është bukë dhe kripë duke i surprizuar që të gjithë.

Ajo ka thënë se ushqimi që pëlqen më shumë edhe kur ha në restorant është një fetë bukë me pak kripë.

Ashtu si tha në podcast-in “River Café’s Table 4”, buka integrale është e pasur me karbohidrate, gjë që i jep energji, ndërsa rrëfeu se e do kripën! Ajo pranoi se nuk ha shumë por në një darkë mund ta shoqërojë ushqimin e saj me një pije ndërsa u bën shoqëri shumë të mirë të tjerëve që do të hanë!