MENU
klinika

Nuk ka surpriza

Publikohen formacionet e derbit kryeqytetas

25.10.2021 - 19:10

Stadiumi “Air Albania” pret sot derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat.

Ato vijnë në pozita të ndryshme dhe në situata të ndryshme. Nga njëra anë, trajneri Shehi ka patur luksin të zgjedhë mes të gjithë lojtarëve pasi nuk ka mungesa për këtë duel ku kërkon të konfirmojë përsëri ekipin e tij si kryesues në renditje.

Ndërsa nga ana tjetër, Daja ka improvizuar mes mungesave të shumë lojtarëve të rëndësishëm për dëmtime, duke ndryshuar thuajse në çdo repart skuadrën e tij për këtë ndeshje.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Seferi, Ngo
Trajner: O. Shehi

Partizani: Hoxha, Sota, Belica, Saliu, Marku, Rrapaj, Murataj, Mala, Musta, Stenio Zhunior, Filipoviç
Trajner: I. Daja

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN