MENU
klinika

Titullohet "Mama" por i dedikohet baballarëve

Samanta Karavella publikon këngën më emocionuese!

30.10.2021 - 07:38

Ditën e djeshme është publikuar kënga më e re e Samantës, “Mama”, një projekt që e ka sjellë këngëtaren më ndryshe se çdo herë, e për muzikën e të cilës është kujdesur vetë ajo.

Titullohet “Mama”, por teksti i Rozana Radit i dedikohet babait, një babai që braktis familjen dhe lëndon nënën, për një tjetër grua. Samanta, në rolin e vajzës, i drejtohet atij, sa me revoltë, dhe dhimbje në të njëjtën kohë, për lëndimin e të ëmës e lotët e pareshtur.

Të shumta kanë qenë komentet, që kanë përgëzuar punën, e po ashtu të shumtë kanë qenë dëgjuesit që kanë shkruar se gjejnë veten e historinë e jetës, të përmbledhur në 3 minuta këngë.

Ashtu siç vetë tekstshkruesja, Rozana Radi, ka thënë, “Kjo këngë është një nga ato që vijnë një herë në jetë”. Ajo shpreson të dëgjohet masivisht, veçanërisht nga ata që i “adresohet” kënga, megjithatë, ne jemi të sigurt për diçka: Kjo është një nga ato këngë e tekste, që prek e përlot këdo, edhe pa përjetuar dhimbje të tilla…