MENU
klinika

Pak por e sigurt...

Sara dhe Ledri do t’i “bëjnë” një motër Poem!

30.10.2021 - 07:32

Ledri dhe Sara Hoxha janë një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar, ndërsa vajza e tyre Poem Blu, është bebushja më ‘cool’ e Instagramit.

Ndonëse ajo nuk ka bërë ende një vjeç, dyshja duket se i ka të qarta idetë për zgjerimin e familjes. Këtë e ka treguar vetë Sara, në një “mini-intervistë” me ndjekësit në Instagramin e saj. E pyetur nëse do të kishte dashur një motër, Sara zbuloi se kjo ka qenë ëndrra e saj më e madhe, dhe njëkohësisht arsyeja pse Poem nuk do ta lënë pa motër.

“Ka qenë ëndrra ime më e madhe të kisha një motër dhe kjo është arsyeja pse Poem nuk do ta lë pa motër”, shkruan blogerja, që duket se e ka vendosur që tani.

Nuk e dimë nëse zgjerimi i familjes, është në planet e aftërta të çiftit, por në dëshirat e tyre për të ardhmen afatgjatë, kjo është pak por e sigurt…