MENU
klinika

Ka lëndime trupore

Sulmohet fizikisht Kryetari i FFK, Agim Ademi

19.10.2021 - 14:13

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik ndaj tij në Parkun e Gërmisë të martën në mëngjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e konfirmoi lajmin dhe Policia ka nisur hetim ndaj rastit: “Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.”.

Ahmeti nuk ka dhënë ndonjë hollësi rreth sulmit dhe se kush mund të jetë i dyshuari apo të dyshuarit. Ademi ndodhej në Parkun e Gërmisë kur u sulmua, në ditëlindjen e tij të 60-të.

Ademi prej ditësh është në kërkim të një trajneri të ri për Kosovën, pas shkarkimit të zviceranit Bernard Shaland.