MENU
klinika

NBA

Suns thyhen në shtëpi, Knicks triumfojnë pas 2 shtesave

21.10.2021 - 13:29

Në ditën e dytë të sezonit të ri të NBA u zhvilluan plot 11 sfida, ku ashtu në start, pati surpriza. Phoenix Suns, një nga pretendentët e sezonit të kaluar, është mundur 110-98 në fushën e tij nga Denver Nuggets. Takim i mirë i Nikola Jokic, që realizoi 27 pikë e 13 rebound, duke u shfaqur edhe njëherë tjetër protagonist.

Shumë interesante sfida në New York me vendasve të Knicks dhe Celtics nga Bostoni. Pas dy kohëve shtesë, në fund triumfojnë Knicks 138-134, një sfidë spektakolare në parket. Rundle me 35 pikë dhe Fournier me 32 bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 46 pikët e Brown për miqtë.

Nuk zhgënjen në debutim Utah Jazz, që triumfoi 107-86 ndaj Oklahomës. Jazz treguan se edhe këtë sezon do të luftojnë fort në Konferencën e Perëndimit, ashtu si në sezonin e kaluar, teksa morën titullin. Ndërsa San Antonio Spurs mposhti 123-97 ndaj Orlando Magic. Spikati grupi për vendasit, ku 7 lojtarë të Spurs realizuan mbi 12 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN