MENU
klinika

“Pse je dobësuar?”

Tayna tregon arsyen dhe ka një mesazh për të gjithë

10.10.2021 - 10:13

Tayna është një ndër emrat më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar, e cila numëron mijëra fansa.

Ajo qëndron afër me më të gjithë ndjekësit e saj nëpërmjet projekteve muzikore dhe po ashtu postimeve në rrjetet sociale.

Reperja ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me fansat e saj, ku pyetja që mori vëmendjen e artistes ishte ai në lidhje me fizikun e saj.

“Pse je dobësuar” e ka pyetur ndjekësi.

Këngëtarja nuk ka hezitur të përgjigjet, duke treguar arsyen.

“Se po m’pëlqen vetja më shumë kështu. Çdo njeri herë shëndoshet, herë dobësohet. Pooor, çdo trup është i bukur në mënyrën e vet, kështu që duajeni veten njerëz!”, ka shkruar Tayna duke dhënë kështu një mesazh mjaft me vlerë dhe për të gjithë.

E pyetur për albumin muzikor, të cilin ka kohë që e ka paralajmëruar, reperja është shprehur se është duke punuar prej kohësh në realizmin e tij dhe se shumë shpejt do të publikojë disa këngë të reja.

“Kemi kohë që jemi tu punuar edhe e di që e kam paralajmëruar qe disa muaj, por shumë shpejt kam me i lansuar disa këngë prej tij edhe do të kuptoni më shumë rreth tij”, ka thënë Tayna.