MENU
klinika

Ole Gunnar Solskjaer

“Të gjithë e duam Cristianon të jetë në fushë, por…”

16.10.2021 - 10:13

Ole Gunnar Solskjaer thotë se është “i qetë” në lidhje me kritikat e fundit të Sir Alex Ferguson për vendimet e formacionit, duke shtuar se nuk është hera e parë që nuk pajtohet me ish-trajnerin e tij.

Ferguson u kap duke kritikuar Solskjaer gjatë një bisede me legjendën e UFC, Khabib Nurmagomedov, teksa thoshte se trajneri i Manchester United nuk duhej ta kishte lënë në stol Ronaldon në barazimin 1-1 me Everton.

Solskjaer, megjithatë, i ka marrë kritikat me qetësi, duke përsëritur se Ronaldo është një lojtar që herë pas here do të ketë nevojë për pushim, për të qenë në formën e tij më të mirë.

“Unë jam mjaft i qetë për këtë. Nuk jam pajtuar me Ferguson edhe si lojtar në ndonjë rast, shumë herë nuk jam pajtuar as me gruan time, por kjo kurrë nuk u bë titull i mediave. Jam i sigurt se Sir Alex e di që kjo nuk më shqetëson.

Ne të gjithë duam të shohim Cristianon duke luajtur, sepse është unik, është i ndryshëm, ka pasur një karrierë mbresëlënëse. Të gjithë duan të vijnë dhe ta shikojnë. Situata është e qartë, ai nuk mund të luajë çdo ndeshje, sepse kjo është vetëm natyra fizike, natyra njerëzore.

Ferguson e di se sa e vështirë është kjo punë, gjithsesi. Si trajner nuk luante gjithmonë njësoj, me të njëjtin formacion. Ai ndërmori disa rreziqe për të lënë pushim Ryan Giggs, Ëayne Rooney apo David Beckham, lojtarët më të mirë që kishim. Herë i ka funksionuar, ndonjëherë jo” – u shpreh Solskjaer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nagelsmann: Do jetë me ne, në Lisbonë

Lucas Hernandez të martën duhet të shkojë në burg…