MENU
klinika

Vendimtare nesër me Poloninë

Tri finale para, shanset e Shqipërisë për “Katar 2022”

11.10.2021 - 17:13

Ëndrra e të gjithë shqiptarëve është pjesëmarrja në Botëror, sidomos pas atij suksesi në Hungari. Por është e vështirë, me shanse minimale. Më saktësisht Shqipëria duhet të fitojë në tri “finale” (Andorra nuk llogaritet).

Së pari, skuadrës së trajnerit Edi Reja i duhet fitorja me Poloninë për të qenë e sigurt në mbajtjen e vendit të dytë. Kjo është finalja e parë që të të çon tek e dyta. Kombëtarja, nëse fiton me Poloninë, shkon 4 pikë para këtij rivali dhe do të mjaftonte fitorja në Tiranë me Andorrën për sigurimin e vendit të dytë.

Play off – Shanset për në fazën “play off” kuqezinjtë i kanë si nga sigurimi i vendit të dytë në grup, por edhe nga ndonjë përkëmbim fatsjellës, ku nga dhjetë kryesueset e grupeve të Ligës së Kombeve, dy arrijnë të shkojnë në ndeshjet shtesë (kjo ka pak gjasa të ndodhë).

Në “Katar 2022” do të shkojnë 13 përfaqësuese nga Europa. Në kualifikueset zyrtare, direkt kualifikohen të parat e 10 grupeve kualifikuese. Më tej, 10 vendet e dyta bashkohen me dy ekipet më të mira të Ligës së Kombeve dhe 12 skuadra të ndara në 3 grupe, me nga katër ekipe, do të çojnë vetëm 3 ekipe në Katar.

Pra, 3 vendet e fundit do të ndahen përmes “play off”-it. Kjo do të përfshijë 10 ekipet e dyta në grupe plus dy fituesit e grupeve të renditura më së miri nga “UEFA Nations League” 2020-’21, të cilët përfundojnë poshtë dy vendeve të para grupet e tyre kualifikuese.

Shorti – “Play off”-et do të mbahen në mars 2022. Shorti do të hidhet në bazë të pikëve të raundit kualifikues. Dy ekipet e Ligës së Kombeve të UEFA-s nuk do të fshihen në pikëzim. 10 fitueset e grupeve të Ligës së Kombeve për edicionin 2020-2021 janë: Francë, Belgjikë, Itali, Spanjë, Uells, Austri, Çeki, Hungari, Slloveni, Mali i Zi, Shqipëri, Armeni, Gjibraltar, Ishujt Faroe.

Nga këto ekipe, ato që do të fitojnë të drejtën për të plotësuar fazën “play off” do të jenë dy ekipet që i kanë mbyllur eliminatoret poshtë dy vendeve të para në grupet respektive, ku në fund hyn në lojë edhe koeficienti që kanë kombëtaret, përfshi Shqipërinë.

Aktualisht nga Liga e Kombeve janë të favorizuara Austria dhe Uellsi. Për momentin Shqipëria bën pjesë te dhjetë skuadrat e dyta në grupe. Pikët e skuadrave për të përcaktuar 6 të favorizuarat në ndarjen përfundimtare në short llogariten me rezultatet që ato kanë me 5 skuadrat e para. Kur grupi ka 6 ekipe, rezultatet me vendin e fundit nuk merren parasysh.

Në këto kushte, Shqipërisë i hiqen 6 pikët që ka marrë me San Marinon. Gjithsesi, për momentin Shqipëria ndodhet në gjashtëshen e parë të skuadrave favorite, të cilat kur të hidhet shorti i fazës “play off” ndeshjen e parë e luajnë në shtëpi.

Në grup do të ketë vetëm 2 ndeshje, një gjysmëfinale dhe një finale, për të cilat do të hidhet short. Këto sfida Play off- i do të zhvillohen në mars 2022. Shorti do të hidhet në bazë të pikëve të raundit kualifikues.

Dy ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve nuk do të përfshihen në pikëzim. Në rast se Shqipëria arrin të sigurojë vendin e dytë në grup, të paktën deri tani mund të përballet me ekipe si Portugalia, Suedia, Zvicra, Ukraina, Çekia, Skocia, Norvegjia, Rusia apo Maqedonia e Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN