MENU
klinika

Premier League, Java 9

Tripletë e Mount, Chelsea “7 ballë” dhe mban kreun

23.10.2021 - 15:29

Chelsea edhe njëherë tjetër tregon supremacinë në Premier League. Blutë e Londrës regjistruar fitoren më të thellë sezonale, duke mpopshtuar në shtëpi 7-0 ekipin e Norwich. Një sukses që mban në krye Chelsea.

Vendasit e zgjidhën gjithcka në pjesën e parë. Mount zhbllokoi që në minutën e tetë, ndërsa Hudson-Hodoi dhjetë minuta më pas dyfishoi shifrat. James në 42’ thuajse mbyll sfidën me golin e tretë.

Në të dytën, në 57’, Chilwell që con shifrat në 4-0. Pesë minuta më pas janë miqtë që shënojnë në portën e tyre me Aarons. Në fund vijnë dy gola njëri pas tjetrit të Mount, në 85’ dhe 91’, duke e mbyllur 7-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN