MENU
klinika

NBA

Warriors dhe Bulls bien pas katër fitoreve radhazi

29.10.2021 - 09:57

Golden State pëson humbjen e parë sezonale në NBA, pasi u mund në fushën e tij 104-101 nga Memphis Grizzlies, takim i vendosur në kohën shtesë. Pas katër fitore radhazi, Warriors kthehen me këmbë në tokë.

Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku për miqtë u dallua Morant me 30 pikë, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Curry. Kreun e renditjes në Perëndim e ka marrë Utah Jazz, ende i pamposhtur në kampionat, duke mundur 122-91 Houston (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

Fiton edhe skuadra e Dallas, që mundi 104-99 San Antonio në derbin teksan, sfidë ku u dallua Luka Doncic me 25 pikë. Edhe Chicago Bulls humb pas katër fitoreve radhazi. New York Knicks fitoi në fushën e Chicagos 104-103.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN