MENU
klinika

Basha: Lajm i trishtë

“Zë i dashur ndër vite”, Rama shpreh ngushëllimet për Grillon

05.10.2021 - 11:05

Kryeministri Edi Rama shprehu ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo, i cili humbi betejën me koronavirusin në moshën 59-vjeçare, pas më shumë se një muaji në intubim në një spital të Turqisë.

Rama shkruan në ‘Facebook’ se Kostën e ka pasur shok fëmijërie, ndërsa më pas u bë zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, dhe ishte një sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive.

“LAMTUMIRË KOSTA! Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar”, shkruan Rama.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha, shprehur ngushëllimet e tij. “Fatkeqësisht komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, e humbi betejën me COVID-19. Një lajm i trishtë për sportdashësit që falë zërit dhe profesionalizmit të tij kanë njohur emocionet e fushës së gjelbër. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, – shkruan Basha në twitter.

Ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, për ndarjen para kohe nga jeta të komentatorit dhe gazetarit sportiv Kosta Grillo…

“I dhimbshëm lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit e komentatorit të mirënjohur sportiv, Kosta Grillo, cili nuk ia doli dot të fitojë betejën me Covid-19.

Një personazh mjaft i dashur për sportdashësit shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë përjetuar emocionet e ndeshjeve nga ekrani i televizorit me komentin e Kostës.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo, të afërmve dhe miqve të tij. I paharruar qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!” – shrkuan Duka në profilin e vet zyrtar në Facebook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prej javësh i shtruar në një spital në Turqi

Covid-19 i merr jetën komentatorit Kosta Grillo