MENU
klinika

Patriarkati shqiptar habit

ZGJOI TRIUMF PA KUSHTE

31.10.2021 - 16:44

        Filmi është bazuar mbi një ngjarje të vërtetë. Fahrija (interpretuar nga Yllka Gashi)  nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes për të siguruar mbijetësën e familjes. Por në një vend tradicionalisht patriarkal, ambicia për t’u zhvilluar, nuk shihet me sy të mirë…/Konica.al

Festivali spanjoll “Seminci” ka bërë të ditur fituesit në kategoritë kryesore. Aktorja Yllka Gashi u vlerësua me çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit.

“Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli, është fitues i çmimit “Fundos”.

 

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, – ka thënë Gashi, gjatë pranimit të çmimit.

Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera, luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri dhe me bashkëproducentë: Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovskin, Tomi Salkovskin dhe Paskal Seminin.

Ky është edicioni i 66-të i Festivalit Ndërkombëtar të Valladolidit.