MENU
klinika

''Unë akuzoj...''

Zola ose personaliteti njerëzor!

26.10.2021 - 12:10

         Fjalët e Emil Zolasë kanë shije, aromë, ngjyrë e madje, lëvizje.

Ato zbusin te “Zherminali”, ashpërsinë e betejave pa kthim. Ato e mbulojnë “Nananë” magjepsëse në ashpërsinë marramendëse të skandalit. Ndërsa tek “Kabareja” përshkruajnë qorrsokakun e errët të mjerimit, po ashtu ato denoncojnë në “Lumturia e damave”, rreziqet e konsumizmit galopant./Konica.al

Emile Zola – portrait – French writer and novelist – 2 April 1840 – 29 September 1902 (Photo by Culture Club/Getty Images) *** Local Caption ***

Mirëpo, gjithmonë fjalët e Emil Zolasë sjellin realitet në ndërgjegje dhe shpresë në zemër.

Është lufta e jetës së një shkrimtari, e gjallëruar nga besimi te njerëzimi. Romanet e tij të shumta, tregimet e shkurtra, teatri i tij, shkrimet mbi artin, si dhe mbrojtjet goditëse, vulosin universalitetin e autorit të paepur, indinjatat dhe pyetjet e të cilit janë haptazi moderne. Si gazetar, kritik arti, romancier natyralist, Zola vëzhgon, përshkruan dhe analizon shoqërinë nën dritën e paradokseve, të vërtetave të saj të fshehura, vuajtjeve të saj. Dhe kurrë, në betejat e tij, ai nuk e nënvlerëson thelbësoren: bukurinë e jetës njerëzore./Konica.al/ Kështu, në kundërshtim me lavdinë e tij, ai do të luftojë për një njeri që nuk e njeh, kapiten Dreyfus, vetëm në emër të ligjit dhe drejtësisë, kundër konfiskimit dhe arsyes së shtetit, duke u ekspozuar ndaj ngacmimeve të karikaturave mizore.

Pas vdekjes, në momentin e votimit, në Senat, për transferim e hirit të tij në Panteon, Georges Clemenceau nuk do të rri pa kujtuar atë që Zola i la vendit trashëgim: “Kemi gjetur burra që mund t’u rezistojnë mbretërve (…) kemi gjetur shumë pak burra, t’i rezistojnë turmave (…) që të guxojnë, kur dikush kërkon një po, të ngrenë kokën dhe të thonë jo. Kjo është ajo që bëri Zola”.

I tillë është trualli humanist dhe hapësira e emocioneve në të cilën shkrimtari ka farkëtuar veprimin e tij dhe ka ndarë, sipas dëshirës, ​​nevojën legjitime për drejtësinë dhe të vërtetën, që bashkon, përtej brezave, pabarazinë thelbësore të një kombi. Kjo trashëgimi mbetet e gjallë.

Shtëpia e tij në Medan, e mbyllur prej viti 2011, rihapi dyert më 28 tetor, e restauruar plotësisht falë vendosmërisë besnike të Martine Le Blond-Zola, stërmbesës së shkrimtarit dhe mbështetjes aktive të të ndjerit Pierre Berge. Krijimi i Muzeut “Dreyfus” mishëron “Unë akuzoj!…”, duke e përjetësuar këtë “moment të ndërgjegjes njerëzore” të përshëndetur nga Anatole France. Kjo sepse Zola përfaqëson të gjitha këto në të njëjtën kohë, më shumë se kurrë në gjendje të tregojë se sa të rëndësishme mbeten përpjekjet e djeshme për të vërtetën dhe drejtësinë.

Me fjalët e tij, me shijen, aromën, ngjyrën dhe lëvizjen e tyre, Emil Zola mbart memorien e lirive që duhen fituar dhe rezistencën e domosdoshme të shpresës./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një përcjellje e trazuar...

Emil Zola, tragjedia që mbeti enigmë

Kush ishte Pol Sezan?

Pol Sezan, tragjiku i vetmuar

“Harmoni paralele me natyrën”

Arti i ngjyrave tek Pol Sezani