MENU
klinika

Ja çfarë thotë Basha

A i kanë dhënë kongresmenët amerikanë shpjegime për shpalljen ‘non grata’ të Berishës?

08.11.2021 - 18:51

ryedemokrati Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas takimit me tre anëtarët e Kongresit të SHBA.

I pyetur lidhur me shpalljen “non grata” të Sali Berishës për korrupsion dhe nëse Basha ka kërkuar informacione prej kongresmenëve lidhur me këtë çështje, kreu i PD tha se partia nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave personale të askujt, duke shtuar se prioritetet e saj janë ndarja nga e shkuara.

A keni kërkuar shpjegime për liderin historik të PD që është shpallur si person i korruptuar?

Basha: Prania kaq e lartë e anëtarëve të senatit, ishte një mundësi e jashtë zakonshme për të folur për prioritetet politike, e një nga këto është ndarja nga e shkuara, nga korrupsioni endemik i shqiptarëve. Në këtë kuadër, pa pikë diskutimi që detyra ime si kryetar i PD ishte që aspiratat e demokratëve për t’i prirë një ndryshimi themelor të politikës dhe Shqipërisë t’i jepja zë prioriteteve që ju shpjegova më parë. PD dhe unë s’mund të bëhemi avokatë personal të askujt, por do të jemi avokatë të halleve të përditshme të shqiptarëve. Na u siguria që do të kemi mbështetje absolute nga SHBA dhe kongresi.

 

 

Basha më tej e cilësoi sajesë zërat se ka penguar anëtarët e grupit parlamentar për të folur mbi çështjen Berisha.

A është e vërtetë që keni ndaluar anëtarët e grupit parlamentar për të folur?

Basha: Sajesë

Kreu i PD, ndau detaje të tjera nga takimi dhe biseda me kongresmenët. Ai tha se ata i kanë përshëndetur propozimet e PD për vettingun në politikë, si dhe kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me ta.

Basha: Pata mundësi ti shpjegoj se sipas iniciativës për Vettingun e politikanëve do të plotësojmë nevojën që shqiptarët ndjejnë, edhe pse kanë kaluar 5 vite nga reforma në drejtësi nuk është çuar para drejtësisë asnjë politikan i nivelit të lartë. Kjo është në themel të vjedhjes së zgjedhjeve. Vettingu i politikanëve si një nismë që ndihmon procesin, ishte në fokus të bisedës me tre anëtarët e lartë të kongresit. I falenderoj për ardhjen e tyre. E rëndësishme është që pavarësisht për natyrës ndryshe, ne u pamë sy më sy mbi shqetësimet dhe prioritetet kryesore të PD dhe të mijat në funksion të krizës së rëndë që kanë pllakosur partinë.