MENU
klinika

Kualifikueset e “Katar 2022”

Brazili në Botëror, Neymar i hakërrehet arbitrit

12.11.2021 - 11:31

Brazili është skuadra e tretë që siguron kualifikimin në Botërorin 2022, pas Gjermanisë dhe Danimarkës, që do të luhet në Katar pas një viti. Kishte mbetur vetëm matematika për ta ndarë Seleção nga “Katar 2022”, në kulmin e një grupi kualifikues të dominuar nga kombëtarja e Tite.

Në ndeshjen në shtëpi kundër Kolumbisë, gjigantët amerikano-jugorë e përfunduan më së miri detyrën në fazën kualifikuese. Brazili siguroi pjesëmarrjen e 22-të në një finale të Kupës së Botës, duke mposhtur Kolumbinë 1-0 në shtëpi, falë golit vendimtar të Lucas Paqueta, gati 20 minuta nga fundi.

Një gol që iu dha brazilianëve fitoren e 11-të në 12 ndeshje kualifikuese. Pesë herë kampionët e botës patën një rrugëtim të pabesueshëm kualifikues si të pamposhtur, duke imponuar diferenca të mëdha për të gjithë ndjekësit.

Eshtë e panevojshme të thuhet se protagonisti i ndeshjes së luajtur në “Neo Quimica Arena” të San Paolo ishte padyshim Neymar, autori i asistit vendimtar për Paquetà, por edhe protagonist i një përballjeje plot ngjyra me arbitrin Roberto Tobar.

Ylli i PSG-së u ankua për çdo gjë, përveç trajtimit të përzemërt nga mbrojtësit kolumbianë, duke u përballur efektivisht në ‘ballë për ballë’ me arbitrin. Kjo përballje e gjallë përfundoi pa asgjë nga pikëpamja disiplinore. Gjatë ndeshjes, numri 10 megjithatë u paralajmërua për protesta të tepruara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN