MENU
klinika

NBA

Bucks e Jazz nuk zhgënjejnë, Clippers 5 fitore radhazi

10.11.2021 - 11:57

U luajtën vetëm tri ndeshje në NBA, por spektakli nuk mungoi në të tri sfidat, ku spikatën fitoret e skuadrave pretendente për titull. Në Lindje, Kampionët e Milwaukee Bucks fituan 118-109 në fushën e Philadelphias, sfidë ku u dallua i zakonshmi Giannis Antetokounmpo, autor i 31 pikëve e 16 rebound. Mirë u paraqit edhe Allen me 25 pikë. Edhe Maxey pë vendasit shënoi 31 pikë, por nuk shërbyen për të fituar.

Në Perëndim, pas humbjeve radhazi, nuk zhgënjen ekipi i Utah Jazz, që triumfoi 110-98 ndaj Atlanta Hawks, duke marrë kështu vendin e dytë në këtë konferencë pas Golden State. Mitchell me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Jazz. Huerter për miqtë shënoi më shumë se të gjithë, 28 pikë, por që mbetën për statistikë.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Los Angeles Clippers, që mundën 117-109 Portland Trail Blazzers, sfidë ku të pestë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Lillard ishte më i miri në parket me 27 pikë. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për ekipin kalifornian që ngjitet në vendin e pestë në Perëndim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN