MENU
klinika

Premier League, Java 12

Chelsea nuk vuan me Leicester, “blindon” kreun

20.11.2021 - 16:28

Chelsea ka marrë një fitore të pastër 3-0 në fushën e Leicester, në javën e 12-të të Premier League. Londinezët i kanë siguruar tri pikët që në pjesën e parë, të mbyllur në avantazh 2-0 falë golit me kokë të Rudiger dhe magjisë së Kante.

Në pjesën e dytë, në minutën e 71-të, ka ardhur edhe goli i Pulisic që ka rrumbullakosur fitoren e londinezëve. Skuadra e Tuchel kryeson Premier League me 29 pikë, tri më shumë se ndjekësit më të afërt, që kanë një ndeshje më pak.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Leicester, që ka marrë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.