MENU
klinika

Para ndeshjes me Slloveninë

Dobra dhe Selmani: Shpresa ka një grup të mirë

10.11.2021 - 12:42

Kombëtarja shqiptare U-21 po vijon përgatitjet intensive në Durrës për dy sfidat e nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës në transfertë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi do të luajnë fillimisht ndaj sllovenëve më 12 nëntor ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë ndaj Kosovës po në transfertë.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian 2023, në një konferencë për mediat kanë dalë Armando Dobra dhe Adolf Selmani, të cilët kanë folur në lidhje me gjendjen e ekipit dhe objektivat për këto dy ndeshje.

Armando Dobra ishte një nga golashënuesit në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë zhvilluan në “Elbasan Arena” kundër Sllovenisë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ai u shpreh se grupi i kuqezinjve është shumë i mirë dhe i bashkuar dhe do të kërkojë gjashtë pikët në këto dy ndeshje.

Dobra shprehet se skuadra synon jo vetëm vendin e dytë, por edhe të klasifikohet e para, duke marrë parasysh lojtarët e talentuar që ka në përbërje. Në aspektin personal, Armando Dobra thekson se do të bëjë më shumë gola me Kolçesterin, teksa kërkon edhe të kualifikohet në Europian me Kombëtaren U-21.

Ndeshja ndaj Sllovenisë – Mendoj se do shkojmë për ta fituar ndeshjen. Ata do të jenë shumë ekip i fortë sepse i kemi mundur këtu dhe do të kërkojnë të na mundin kur të jemi atje. Mendoj se kemi grup shumë të mirë, trajner shumë të mirë dhe do shkojmë për të fituar ndeshjen.

Atmosfera në grup – Grupi është shumë i mirë, jemi të gjithë të bashkuar dhe kjo është një gjë shumë e mirë sepse kemi dy ndeshje të vështira në transfertë dhe do të shkojmë për t’i fituar të dyja ndeshjet.

Synimet në grup? – Mendoj se mund të dalim edhe në vend të parë, kemi grup shumë të mirë, shumë të talentuar. Kemi 9 pikë dhe mund ta kapim edhe vendin e parë. Por edhe vendi i dytë është shumë i mirë, pasi kemi grup shumë të mirë dhe mund të kualifikohemi në europian.

Kundërshtarët? – Të dyja ndeshjet janë shumë të vështira. Si Sllovenia ka gjërat e mira të saj, ashtu edhe Kosova ka të sajat, prandaj të dyja do të jenë të vështira.

Synimet personale? – Objektivat e mia janë të bëj më shumë gola dhe të krijoj më shumë raste për ekipin dhe të renditemi më lart në klasifikim ndërsa objektivat me Kombëtaren janë të kualifikohemi në Europian me U-21 dhe më pas shpresoj të kaloj te Kombëtarja A., por fokusi im është Kombëtarja U-21.

Adolf Selmani që luan me klubin e Teutës në Shqipëri shprehet se skuadra do t’i vlerësojë të dyja ndeshjet maksimalisht dhe do të shkojë për fitore. Ai foli edhe për objektivat personal, teksa synon të mbrojë titullin kampion me klubin e tij dhe të kualifikohet me Shpresat në Europian.

Gjendja e ekipit – Atmosfera është shumë e mirë, kemi harmoni në ekip. Grupi është i plotë, pa dëmtime. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. U bë e disata herë që jam këtu dhe pas atij grupi 98-99’ që iku, tashmë i shoh djemtë si vëllezër tashmë dhe jo më si shokë.

Objektivat për këto dy ndeshje? – T’i vlerësojmë ndeshjet maksimalisht sepse nëse do t’i vlerësojmë në mënyrën e duhur që nga ndeshja me Slloveninë, nëse ne fitojmë me sllovenët, pastaj me këmbë në tokë, do të shkojmë edhe për fitore në Kosovë, që mund të arrihet pasi e kemi treguar edhe më parë me të dyja ekipet që ne dimë t’i mundim ata, me detyrat dhe përkushtimin e udhëzimet e trajnerit. Nëse ne do t’i zbatojmë, ne do t’i arrijmë objektivat dhe do të kualifikohemi në këtë europian.

A mund të arrijë U-21 vendin e dytë në grup? – Besoj se mund të arrihet, por t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të japim maksimumin dhe të sakrifikojmë sikur kemi sakrifikuar edhe në ndeshjet e kaluara. Është mëse e arritur.

Objektivat në aspektin personal – Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira, edhe rezultati nuk ka qenë shumë me ne, por shpresojmë që edhe rezultatet të vijnë, me punë dhe përkushtim. Në aspektin përsonal, objektivat janë të mbroj titullin kampion me Teutën dhe të shikoj më përpara, të jem pjesë e ndonjë ekipi në Europë. Me Kombëtaren U-21, shpresoj të arrijmë të kualifikohemi në këtë Europian dhe të arrijmë objektivat e këtij grupi që kemi pasi jemi një grup i mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij

Kumbulla në merkato, një tjetër ofertë për të


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak