MENU
klinika

Ligue 1, Java 13

Dopietë e Neymar, fitoren ia dedikon mikes që u nda nga jeta

07.11.2021 - 00:07

Paris Saint-Germain vazhdon dominimin në Ligue 1. Parisienët kanë fituar 3-2 në fushën e Bordeaux dhe kryesojnë kampionatin me një avantazh prej 10 pikësh ndaj ndjekëses më të afërt, Lens.

Pjesa e parë është mbyllur 2-0 në favor të miqve. Protagonisti absolut ishte Neymar, autor i dy golave. O Ney ia ka dedikuar golin e parë mikes të tij Marilia Mendoça, këngëtare e famshme braziliane e ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në një aksident ajror.

Protagonist edhe Mbappe, autor i të dy asisteve për Neymar, duke bërë që mos ndihej mungesa e Messit të dëmtuar. Vetë Mbappe në 63’ do të conte shifrat në 0-3. U mendua se skuadra e Pochettino-s do të merrte një fitore të lehtë, por nuk ka qenë kështu.

Vendasit, në fakt, kanë arritur të shënojnë dy herë në fundin e takimit. Elis ka ngushtuar diferencat në 3-1 në minutën e 79-të dhe Niang në 3-2 në të 92-ën. Gjithsesi, Dallëndyshet nuk kanë arritur ta shmangin humbjen.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak