MENU
klinika

Serie A, Java 15

Dybala-Morata, Juventus bën detyrën në Salerno

30.11.2021 - 23:45

Juventus ka reaguar pas humbjes ndaj Atalanta-s. Kjo në fakt ishte e pritshme përballë ndaj ekipit vendas Salernitana, që renditet në vendin e fundit. Bardhezinjtë fituan 3-0. Juventus mbetet në vendin e shtatë, 7 pikë larg zonës Champions.

Pas 22 minutash, ka ardhur goli bardhezi. Locatelli i shërben Dybala horizontalisht, i cili shkëmben me Kulusevski nga skaji i zonës dhe gjuan saktë, duke e futur topin në këndin e poshtëm në të majtë të portierit Belec.

Bardhezinjtë dominojnë me menaxhim topi dhe mbajtjen e fushës, por goli I dytë dhe i sigurisë do të vinte në pjesën e dytë në minutën e 70-të, kur Morata ndëshkon vendasit pas pasimit të Bernardeschit. Në 95’, Dybala humbi penallti. Ndeshja tjetër e orës 20:45, Verona-Cagliari përfundoi në barazim pa gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN