MENU
klinika

NBA

Golden State mposht edhe Bulls, Bucks e Lakers bien sërish

13.11.2021 - 13:09

Golden State vijon të dominojë këtë sezon në NBA, duke korrur sot fitoren nr.11 (vetëm 1 humbje). Ekipi i Warriors fitoi me lehtësi 119-93 ndaj Chicago Bulls, një tjetër rivali. Stephen Curry ishte më i miri në fushë autor i 40 pikëve.

Fiton edhe Brooklyn Nets, që ngjitet në vendin e dytë në Lindje. Skuadra e Nets mposhti 120-112 New Orleans, sfidë ku shkëlqeu James Harden me 39 pikë e 12 asist, mbështetur nga Durant me 28 pikë.

Pas kohës shtesë humbet skuadra kampione e Milwaukee Bucks, që u mund 122-113 nga Boston Celtic. Mungesa e Giannis Antetokounmpo ndikoi te Bucks, ndërsa për vendasit u dallua Schroder me 38 pikë.

Vijon sezoni me hope për Los Angeles Lakers, që sot u mund thellë në fushën e vet 107-83 nga Minnesota, një ndeshje për t’u harruar për kalifornianët. Towns me 29 pikë ishte lider për miqtë, ndërkohë që munguan James e Davis për vendasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN