MENU
klinika

NBA

Jazz bien sërish, sherr masiv në fundin e ndeshjes

12.11.2021 - 11:18

Skuadra e Utah Jazz ka zhgënjyer sot në fushën e saj, ku u mund 111-100 nga Indiana Pacers, një ndeshje që në fundin e saj pati mjaft tension. Katër minuta nga fundi i periodës së fundit, një bllokim i Turner (Indiana) ndaj Gobert (Utah Jazz) poshtë koshit (pa faull sipas gjyqtarëve) përfundoi në sherr.

Ndërkohë që loja vazhdonte, dy basketbollistët u kapën me duar mes tyre poshtë koshit. U desh ndërhyrja e stafeve respektive për të ndarë dy basketbollistët.

Më pas ndërhynë edhe lojtarët e tjerë dhe gjyqtarët dhe situata u tensionua për disa minuta. Gjyqtarët nxorën nga fusha e lojës me teknike përjashtimi 4 basketbollistë, nga dy për çdo ekip: Dy protagonistët e sherrit, Gobert e Turner si dhe Mitchell e Ingles.

Fiton edhe ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi 112-109 Miami Heat. Kjo është humbja e dytë e ekipit të Miami brenda 24 orësh në Kaliforni, gjithnjë me tri pikë diferencë (dje u mund nga Lakers). Paul George me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Clippers, ndërsa 30 pikët e Adebayo mbetën për statistikë.

Jashtë fushe fitoi Toronto Raptors, që mundi 115-109 Philadelphia, në një sfidë me rivalitet. VanVleet realizoi 32 pikë për kanadezët, ndërsa 33 pikët e Maxey për vendasit nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN