MENU
klinika

NBA

Warriors nuk ndalen, Lakers ia dalin në shtesë

11.11.2021 - 12:24

Ekipet pretendente në NBA vijojnë me fitoret radhazi, duke treguar stabilitet. Në Konferencën e Lindjes, kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks, triumfuan 112-100 në fushën e New York Knicks.

Ndeshje e dominuar nga ekipi i Bucks, ku u dallua Connaughton me 25 pikë, ndërsa Antetokounmpo e mbylli me 15 pikë e 15 rebound. Ky sukses e ngjit Bucks në vendin e nëntë, por synimi i ekipit kampion është të paktën në katërshen më të mirë në këtë konferencë.

Në Perëndim, vijon me spektakël Golden State, që jo vetëm mban kreun e renditjes, por është e para skuadër që këtë sezon në NBA arrin kuotën e 10 fitoreve.

Warriors fituan 123-110 ndaj Minnesotas, në një takim ku më i miri në parket ishte Edwards për miqtë me 48 pikë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për vendasit shkëlqeu Wiggins me 35 pikë.

Pas kohës shtesë triumfon edhe Los Angeles Lakers, që mundi 120-117 Miami Heat, një përballje mes dy ekipesh pretendentësh. Adebayo me 28 pikë e Herro me 27 ishin dy lojtarët më të mirë për Miami, por që nuk ia dolën me basketbollistët e stolit të vendasve, nga ku erdhën 51 pikë.

Ndeshja e dytë radhazi me një “triple double” për Westbrook, me 25 pikë, 12 rebound dhe 14 asiste. Mungoi përsëri LeBron James i dëmtuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN