MENU
klinika

Lirim Zendeli tregon arsyen

I vetmi pilot shqiptar, tërhiqet nga Formula 2

04.11.2021 - 17:49

Shihet si e ardhmja e garave automobilistike qw mund tw ishte protagonist edhe nw Formula 1. Por piloti shqiptar Lirim Zendeli ka dhënë lajmin e keq për të gjithë tifozët, duke njoftuar largimin e tij nga Formula 2.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale piloti me origjinë shqiptare ka bërë të ditur se do të tërhiqet për shkak të vështirësive financiare: “Përshëndetje miq. Kam një lajm të keq, pasi do të tërhiqem para kohe nga Formula 2 për shkak të arsyeve financiare. Pandemia e zvogëloi edhe më shumë buxhetin tim modest.

Para së gjithash, dua të falënderoj sponsorët nga Gjermania, të cilët kanë qenë të besueshëm dhe nuk janë arsye për këtë tërheqje. Jam krenar që pata mundësinë të garoj në F2, pasi vij nga një familje me të ardhura normale.

Falënderoj edhe ‘MP Motorsport’ që kanë qenë të duruar dhe më kanë mbështetur gjithnjë. E kam të vështirë ta mendoj që do të më duhet të tërhiqem për një kohë, por do të bëj gjithçka që të gjej një mundësi të mirë për t’u rikthyer në pistë sa më shpejt”, njoftoi 22-vjeçari i skuadrës MP Motorsport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parashikimi i drejtorit sportiv të Mercedes

“Kush kryeson në garën e fundit, do shkaktojë aksident”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak