MENU
klinika

Serie A, Java 13

Juventus mposht Lazion me dy penallti

20.11.2021 - 21:00

Juventus bën dy fitore radhazi dhe ngjitet në renditje. Hera e parë këtë kampionat që bardhezinjtë arrijnë të fitojnë me dy gola diferencë, teksa mposhtë 2-0 Lazion brenda në “Olimpico”.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Leonardo Bonucci, autori i të dy golave të Zonjës së Vjetër. Mbrojtësi italian ka realizuar dy herë nga pika e bardhë, duke i dhënë një mesazh indirekt Mancini-t në lidhje me lojtarin që duhet t’i gjuajë penalltitë tek Italia, pas gabimit të Jorginho-s kundër Irlandës së Veriut.

Me këtë fitore, skuadra e Allegri-t ka kapur pikërisht Lazio-n në renditje dhe është ngjitur në zonën europiane të klasifikimit. Bonucci është mbrojtësi i parë që realizon një dygolësh me penallti në një ndeshje të Serisë A, pas Maurizio Domizzi me Napoli-n në tetorin e 2007-ës.