MENU
klinika

Trajneri i ri e nis keq

Kosova në “pikiatë”, humb në shtëpi me Jordaninë

10.11.2021 - 21:20

Duket se e “keqja” e Kosovës nuk paska qenë trajneri i larguar Bernard Challandes. Dardanët janë mposhtur midis Prishtinës 0-2 nga Jordania. Primoz Gliha ka debutuar me humbje në stolin e përfaqësueses së Kosovës.

Kosova e nisi duke dominuar takimin. Por teksa Dardanët po dominonin ndeshjen dhe po kërkonin golin e parë në këtë takim, miqtë i befasuan të gjithë duke realizuar golin e epërsisë, për t’i heshtur tifozët në stadium. Për 0-1 shënoi në minutën e 18-të, Baha Faisal.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova e nisi me dy ndryshime, Edon Zhegrova dhe Lirim Kastrati u futën në lojë, u larguan Mirlind Kryeziu dhe Besar Halimi.

Por as ata, dhe të tjerë që u inkuadruan më vonë, nuk arritën të bëjnë diçka më shumë për Kosovën që derisa sulmonte, linte shumë hapësira në mbrojtje dhe si pasojë e kësaj, pranoi tjetër gol. Ishte Hamza Ali Khaled Al Daradreh ai që realizoi për Jordaninë për 0-2 në minutën e 85-të.