MENU
klinika

NBA

LeBron James godet kundërshtarin, Lakers përmbysin

22.11.2021 - 12:48

NBA ka vijuar me spektaklin e zakonshëm, por ka pasur edhe një sherr masiv, me protagonist yllin e basketbollit botëror LeBron James. Në ndeshjen mes Detroit Pistons dhe Los Angeles Lakers, e përfunduar me fitoren e miqve 116-121, në fundin e periodës së tretë LeBron James godet me bërryl në pjesën e sipërme të syrit të rivalit Stewart në momentin që Grant po kryente gjuajtjet e lira.

Stewart gjakoset, gjyqtarët ndalin menjëherë takimin, por u deshën minuta të tëra për të qetësuar basketbollistin e gjakosur. LeBron James dhe Isaiah Steërt dalin nga fusha me teknike përjashtimi. Me largimin e James, Lakers luajti më mirë dhe përmbysi disavantazhin prej 12 pikësh.

Në ndeshjet e tjera, Golden State nuk ndal marshimin, duke qenë ende skuadra më e mirë në NBA pas fitores 119-104 arritur ndaj Toronto Raptors. Fitorja e 15-të sezonale mban firmën e Jordan Poole me 33 pikë dhe Wiggins 32 pikë, ndërkohë që Curry realizoi vetëm 12 pikë.

Nëse në Perëndim kryesojnë Warriors, në Lindjes është Chicago Bulls që merr kreun pas fitores 109-103 ndaj New York Knicks, ku më i miri në parket ishte DeRozan me 31pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN