MENU
klinika

Champions League

Llogaritë e Milanit për të kaluar grupin

25.11.2021 - 15:03

Milani ka ende mundësi të kalojë mes 16 më të mirëve në Champions, por për ta bërë këtë i duhet ta mposhtë patjetër Liverpool dhe të shpresojë se Atletico Madrid barazon me Porton.

Liverpool e ka siguruar vendin e parë, por tri skuadrat e tjera në grup, Porto, Milan dhe Atletico, janë ende me gjasa për t’u kualifikuar në raundin e fundit. Porto ka pesë pikë në vendin e dytë, ndërsa Milani dhe Atletico kanë nga katër pikë në vendet e parafundit dhe të fundit, përkatësisht.

Për të kaluar në mesin e 16 më të mirëve, Milanit i duhet ta mundë patjetër Liverpoolin në San Siro në ndeshjen e fundit, por vetëm kjo s’i mjafton. Një barazim në ndeshjen tjetër Atletico – Porto do të ishte rezultat ideal për kuqezinjtë, sepse kështu Milani do të kishte 7 pikë, Porto 6 dhe Atletico 5.

Nëse Porto e mund Atleticon, atëherë kualifikohet me 8 pikë dhe Milani do të ngelet në vendin e tretë, i cili dërgon në Europa League. Nëse Atletico e mposht Porton, atëherë do të barazohej me pikë me Milanin, secili nga 7.

Në këtë rast, së pari do të shikohej rekordi kokë më kokë, i cili është plotësisht i barabartë, sepse të dy ekipet e kanë fituar nga një ndeshje ndaj njëra-tjetrës duke i shënuar nga dy gola secila. Opsioni tjetër do të ishte golaverazhi dhe siç qëndrojnë gjërat, Milani e ka -2, e Atletico -3.

Nëse edhe golaveazhi do të ishte i njëjtë, atëherë do të shikoheshin dy rezultate përfundimtare. Nëse Milani e mund 1-0 Liverpoolin dhe Atletico fiton 2-0 ndaj Portos, atëherë do të merrej parasysh numri i kartonëve të të dyja skuadrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e pesta në grupe

Milan futet në lojë, Liverpool i bën nder, City përmbys PSG