MENU
klinika

Serbët po ndërtojnë ushtrinë e tyre

Lufta mund të plasë nga momenti në moment

02.11.2021 - 13:24

Përfaqësuesi i Lartë i Kombeve të Bashkuara të Bosnje, Christian Schmidt dha alarmin për një luftë në një periudhë afatshkurtër për shkak të përpjekjeve të serbëve për të ndërtuar një ushtri të tyren.

“Bosnja mund të shpërbëhet”, tha ai në një raport të posaçëm për situatën në këtë shtet, ku për shkak të luftës së fillimit të viteve ’90 u shënua edhe genocidi më i madh në Europë  pas Luftës së Dytë Botërore, raporton abcnews.al.

Situata e fillimit të viteve ’90 rrezikon të përsëritet. Atëhere forcat serbe masakruan mijëra boshnjakë të pafajshëm vetëm për faktin se ishin myslimanë.

Në raportin e publikuar nga “The Guardian” Schmidt deklaron se serbët kërcënojnë të përçajnë ushtrinë e Bosnjes në dysh për të formuar një ushtri të tyren, gjë që do të çonte domosdoshmërisht në një përplasje të armatosur.

Ai kërkoi shtimin e forcave paqeruajtese në mënyrë që të shmanget një gjakderdhje tjetër e madhe si ajo e fillimit të viteve ’90.

Presidenti i serbve të Bosnjes, Milorad Dodik deklaroi se synonte të ndërtonte ushtrinë e serbve duke u tërhqur në të pjesën serbe të Bosnjes duke kërcënuar Perëndimin se nëse ata do të ndërhynin ushtarakisht, atëherë ai do të thërriste për ndihmë “miqtë në Lindje” duke folur për Rusinë. /abcnews