MENU
klinika

Formula 1

Penalizohet Hamilton, do ta nisë nga vendi i fundit

13.11.2021 - 21:08

Lewis Hamilton është dënuar nga komisioni i Formula 1 dhe nuk do ta nisë garën në Brazil nga pole-position. Anglezi mori këtë dënim pas një problemi teknik në makinën e tij.

Hamilton zuri vendin e parë në provat finale, por ai u skualifikua për shkak të një problemi në sistemin DRS. Si pasojë e kësaj ai do ta nisë garën nga vendi i fundit duke kompromentuar shanset e tij për kampionatin.

Për Hamilton tani është shumë e vështirë që të fitojë garën e ardhshme pasi niset nga vendi i fundit, ndërsa Verstappen ka mundësi të thellojë diferencën e pikëve ndaj rivalit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN