MENU
klinika

Formula 1

Preku me dorë makinën e Hamilton, dënohet Verstappen

13.11.2021 - 19:00

Dënohet nga drejtuesit e Formula 1 piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen. Ai është gjobitur me 50 mijë euro, pasi preku me dorë makinën Mercedes të Leëis Hamilton.

Ngjarja ndodhi pas sesionit të dytë të provave, që diktuan edhe renditjen makinave për garën “sprint”, që zhvillohet pas pak në pistën e Interlagos (Brazil). Sipas rregullores, pilotët nuk lejohet të prekin me dorë makinat e pilotëve të tjerë, por vetëm t’i shohin.

Verstappen ka prekur për 2-3 sekonda me dorë pjesën e pasme të makinës së pilotit britanik dhe ky gjest është konsideruar i parregullt. Verstappen ia ka hedhur paq, pasi rrezikonte një penalitet me disa pozicione në startin e garës për këtë veprim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN