MENU
klinika

Basketboll Femra

Rekord negativ, Kombëtarja humb mbi 100 pikë diferencë

11.11.2021 - 22:50

Kombëtarja e femrave në basketboll është mundur mbrëmjen e sotme 125-19 nga Polonia, ndeshje e luajtur në Gniezno të Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2023 (Eurobasket Women). Një humbje e turpshme e kombëtares kuqezi, me shumë vajza të reja në përbërje dhe pa përvojën e duhur në arenën ndërkombëtare, duke qenë larg asaj që pritej.

Natyrisht që fitorja ishte e pamundur ndaj një rivali shumë të fortë, por synohej diçka më shumë nga kombëtarja në këtë debutim në turneun europian, por që për fat të keq pësoi një disfatë të rëndë (38-9, 38-4, 29-2, rezultati i 4 periodave të lojës).

Një takim që ishte në sens unik, luajtur vetëm në gjysmëfushën tonë dhe dominuar nga basketbollistet vendase. Polonia e diktoi lojën që në çerekun e parë, duke mos toleruar për asnjë minutë në fushën e lojës përgjatë gjithë 40 minutave dhe e ktheu sfidën në një stërvitore.

Në periodën e fundit diferenca kaloi 100 pikët në favor të ekipit vendës (12 lojtaret e Polonisë realizuan në koshin kuqezi). Shënuesja më e mirë për kombëtaren shqiptare ishte Enisa Qosja me 6 pikë. Kjo ishte sfida e parë e Shqipërisë në Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Turqia e Sllovenia.

Kjo sfidë mes këtyre dy ekipeve, luajtur në Slloveni, u fitua 78-62 nga Turqia. Ndeshja e radhës e kombëtares shqiptare, të drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj, është ajo ndaj Sllovenisë dhe do të luhet më 14 nëntor në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” (Durrës).

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak